Dëshmia e studentit pas sulmit në Pakistan: Profesori vdiq duke na mbrojtur

488
Profesori i kimisë Sayed Hamid Husein, ka humbur jetën ndërsa po përleshej me njërin prej sulmuesve, duke shpresuar se do arrinte t’i shpëtonte studentët. Njëri nga studentët Zahor Ahmed, ishte dëshmitar se si profesori i tij ka thënë se në asnjë mënyrë nuk do ta lëshojë ndërtesën, kur për herë të parë janë dëgjuar të shtënat. “Mbante një revole. Pastaj e kam parë se si një plumb e qëlloi papritmas. I kam parë dy terroristë duke qëlluar pa ndërprerë me armë zjarri. Menjëherë kam hyrë brenda dhe pas disa minutave kam arritur të iki duke kërcyer murin”, ka deklaruar Ahmed.
Një tjetër student, ka deklaruar se si e ka parë profesorin e kimisë duke qëlluar në drejtim të sulmuesve, vetëm e vetëm që të shpëtonte studentët e tij. “E kemi parë se si ka rënë në momentin kur kanë hyrë terroristët, por fatmirësisht ne kemi arritur të ikim”, ka shtuar studenti. Talebanët kanë sulmuar një universitet mëngjesin e sotëm në provincën Khyber Pakhtunkhwa të Pakistanit, duke vrarë 21 persona, studentë dhe staf të universitetit. Më pas policia vrau 4 autorët.
Sigal