Deri tani 21 të vdekur, nga fundosja e 2 barkave në detin Egje

481
Të paktën 21 viktima janë konfirmuar pas fundosjes së dy barkave në detin Egje.
Një prej mjeteve lundruese kishte në bord 48 emigrantë dhe u fundos në ishullin Farmakonisi.
Autoritet mundën që të shpëtojnë 41 pasagjerë, ndërkohë që nga deti u nxorrën 7 trupa të pajetë.
Barka e dytë u fundos në pranë ishullit Kalolimnos, ku deri më tani janë regjistruar 14 viktima.
Rojat bregdetare arritën që të shpëtojnë 26 persona, por ende ka një numër të madh personash që janë shpallur të humbur.
Pranë ishullit vijojnë ende operacionet e kërkim shpëtimit, ndërkohë që bëhet me dije se në bordin e mjetit lundrues ndodheshin rreth 50-60 emigrantë.
Sigal