Deputetja italiane: T’i mbysim skafet, siç bëmë me shqiptarët

61
Ndërsa e gjithë bota është e shokuar nga tragjedia në detin Mesdhe pas mbytjes se peshkarexhës me 900 emigrantë në bord, ka edhe deklarata që të çudisin.
Deputetja e ‘Forza Italia’, Daniela Santanche, krahu i djathë i Silvio Berluskonit ka deklaruar për televizionin SKY TG24, se Italia duhet të fillojë të aplikojë një strategji vetëmbrojtëse.
Ideja brilante e deputetes së ‘Forza Italia’ është se shteti i saj, Italia, duhet të fundosë gomonet me emigrantë, ashtu siç bëri me shqiptarët.
Santanche tha se nuk ka zgjidhje të tjera. “Më mirë një akt lufte, se sa një luftë e humbur”, u shpreh deputetja italiane.