Deputetja e VV tregon se kush mumd të zbardhë krimet në Kosovë

540
Zbardhja e krimeve që kanë ndodhur gjatë luftës se fundit në Kosovë nuk janë zbardhur pothuajse fare dhe kështu edhe do të vazhdohet.
Një mundësi për zbardhjen se krimeve të luftës në Kosovë, do të ishte edhe Gjykata Speciale e cila, sipas deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, do të duhej të merrej seriozisht edhe me krimet që janë bërë në Kosovë nga aparati shtetëror serb.
“Ato krime u kryen nga individë dhe grupe të caktuara qoftë të ushtrisë dhe policisë apo nga grupet paramilitare, por që kishin një vijë komanduese që çonte lart në armaten dhe institucionet shtetërore serbe ne krye me Sllobodan Millosheviqin, i njohur se kasapi i Ballkanit. Kosova është shumë vonë n? këtë drejtim. Në fillim, u thirrën në UNMIK-un, ndërsa tani presin iniciativa nga kushdo përveç tyre. Nuk ka qasje serioze në këtë drejtim, ndërsa Serbia dita-ditës po përfiton nga kjo neglizhencë dhe paaftësi. Sa më shpejt që është e mundur, Kuvendi duhet të merr rol prijës në këtë drejtim, qoftë përmes Rezolutës apo sponsorizimit të Ligjit i cili do të merrej me krimet e kryera në Kosovë nga ana e aparatit shtetëror serb”, ka thënë Mulhaxha Kollçaku.
Sipas saj, në Kosovë duhet të gjykohen dhe të dënohen të gjithë ata që ishin shtetas të Kosovës dhe që kanë kryer krime të dirigjuar nga kriminelët me seli në Beograd.
Sigal