Deputetit të AAK-së Pal Lekaj i hiqet masa e arrestit shtëpiak

444
Deputetit të AAK-së Pal Lekaj i është hequr masa e arrestit shtëpiak.
Kjo masë atij i është zëvendësuar me paraqitje në stacion policor.
Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress avokati i Lekajt Arianit Koci. Ai tha se sot gjykata ka vendosur që deputetit Lekaj t’i hiqet masa e arrestit shtëpiak dhe në vend të saj iështë caktuar që çdo javë të paraqitet në stacion policor.
Pal Lekaj ishte arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që në Kuvend kishte gjuajtur gaz lotsjellës
Sigal