Deputeti i VV Faton Topalli dënohet me 30 ditë burg

488
Gjykata Themelore ka caktuar masën e sigurisë për deputetin e Vetëvendosjes, Faton Topalli.
Mediat kosovare bëjnë me dije se Topallit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, pas shkeljes së masës së arrestit shtëpiak.
Ndërkohë lëvizja Vetvendosje ka kërkuar sot lirimin e deputetëve dhe aktivistëve të opozitës.
Dhjetra deputetë të Vetvendosjes janë arrestuar pasi kanë hedhur gaz lotsjellës në sallën e kuvendit, duke bllokuar zhvillimin e seancave plenare.
Sigal