Deputetët e PDK, mblidhen nesër për diskutimin e votave për Gjykatën Speciale

420
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës do të mblidhen sërish nesër për të diskutuar rreth votave për Gjykatën Speciale.  Kështu ka bërë me dije një burim i Agjencisë së Lajmeve KosovaPress, i cili mohoi të ketë pasur takim gjatë ditës së sotme. “Sot nuk ka pasur kurrfarë takimi rreth kësaj çështje. Nesër në orën 11:00 do të mblidhemi të gjithë dhe pas kësaj do të japim edhe detaje të reja rreth kësaj çështje”, tha ky burim.
Sigal