Departamenti Amerikan i Shtetit ( DASH), përshëndet vendimin e Bashkimit Europian për dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë

449
Sigal

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përshëndesin vendimin për marrjen e statusit të Shqipërisë për në BE. Në deklaratën zyrtare thuhet: “Shtetet e Bashkuara urojnë popullin shqiptar, për marrjen e statusit të vendit Kandidatë për në Bashkimin Europian (BE). SHBA-të mirëpritën vendimin e Këshillit Europian më 27 qershor për dhënien e statusit kandidat Shqipërisë. Ne përshëndesim përkushtimin e qeverisë së tashme, vështirësitë që ajo po përballon, por edhe përkushtimin e  qeverive të  mëparshme, të cilat kanë investuar për të arritur këtë moment të rëndësishëm. Partitë politike shqiptare, qoftë në qeveri apo në opozitë, do të duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku për të çuar përpara vendin e tyre në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria janë miq të ngushtë dhe aleatë të qëndrueshëm. Ne mbetemi të angazhuar për të ofruar mbështetjen tonë të plotë që populli shqiptar të  vazhdojë të ndjekë rrugën që ka zgjedhur drejt një të ardhme të begatë europiane”.