Dënohet me 20 vjet burgu ish-komandanti komunist në Rumani

48
Ish-komandanti i një prej burgjeve më famëkeqë të Rumanisë komuniste është dënuar me 20 vjet burgim për krime kundër njerëzimit, në një gjyq historik për shtetin ballkanik.
89-vjeçari Aleksandru Visinesku, u shpall fajtor për tortura dhe shfarosje të të burgosurve politikë që mbaheshin në kushte të tmerrmeshme në burg.
Sipas akuzës, të paktën 14 vetë kanë vdekur nën mbikqyrjen e Visineskut në periudhën 1956-1963, për shkak të dhunës, urisë dhe temperaturave nën zero.
Vetë Visinesku tha se kishte bërë vetëm detyrën dhe kishte ndjekur rregullat dhe urdhrat e eprorëve, por gjykata vendosi gjithashtu që ai dhe Ministria rumune e Financave dhe ajo e mbrojtjes, të kompensojnë me rreth 300 000 euro familjet e viktimave, që kishin ngritur padinë.
Ai u bë kështu i pari ish-komandant burgu në Rumani që dënohet për abuzime me sistemin juridik të Rumanisë komuniste, ku më shumë se 500 000 persona kanë vuajtur në burgjet politike si pjesë e strategjisë së diktaturës për t’u mbyllur gojën disidentëve.
Shifrat e publikuara pas rrëzimit të sistemit komunist tregojnë që numri i viktimave ose të përndjekurve nga regjimi i Çausheskut mund të arrijë deri në 2 milion vetë.