Dëmton penisin në palestër, ndërhyn zjarrfikësja

463
Të gjithë e njohim dikë që e do shumë palestrën, por një njeri shkoi shumë larg me pasionin e tij gjatë kësaj jave, duke i ngecur organi gjenital në një prej pllakave të hekurit të palestrës.
Zjarrfikësit morën një lajmërim të premten nga spitali për të liruar një burrë që e kishte mbërthyer penisin e tij në një vrimë në qendër të një paneli peshëngritës, shkruan “Mirror”.
Ne nuk mund ta imagjinojmë dot se çfarë ishte përpjekur të bënte me veprimin.
Mbase, ai po kryente një trajtim të pazakontë për forcën, por ajo që dihet më së miri është se burri nuk qe në gjendje të hiqte diskun prej 2.5 kg.
Përveç dhimbjes që ndjeu duke marrë me vete në spital metalin e rëndë rreth penisit të tij, ai më pas duhet të duronte edhe zjarrfikësit që u përpoqën për tre orë për të liruar pajisjen, duke e prerë atë.
Sapo djaloshi i varfër kishte pësuar sikletin e daljes në spital me disa metale të rënda rreth penisit të tij, ai më pas duhej të durojë zjarrfikësit duke u përpjekur ta lirojë për tre orë me pajisje prerëse.
Ekuipazhi në Worms, Gjermani, postoi një fotot të diskut të peshës së thyer në faqen e tyre në Facebook, duke u dhënë një paralajmërim njerëzve që të mos përpiqen të kopjojnë lëvizjen idiote.
Sigal