Dëmtohen 8 automjete nga një bombë në Mitrovicë

563
Në pjesën verior të Mitrovicës gjatë natës ka ndodhur një shpërthim bombe.
Para ndërtesës “Vampirusha” në veri të Mitrovicës në orën 3 e 20 të mëngjesit është hedhur një bombë.
KOha.net shkruan se nuk ka pasur të lënduar, por janë dëmtuar tetë automjete të cilat kanë qenë të parkuara para kësaj ndërtese.
Policia e Kosovës ka shkuar në vend të ngjarjes dhe është duke zhvilluar hetime
Shpërthimi ka shqetësuar banorët e ndërtesës
Sigal