“Demarkacioni duhet të kalojë nesër, deputetët e Kosovës të mendojnë për qytetarët”

617
Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova pas takimit me kryeparlamentarin Kadri Veseli, ka thënë se është e rëndësishme që nesër të ndodhë ratifikimi i demarkacionit. “Nesër kemi një vizitë të rëndësishme të z. Jan-Claude Juncker, Federica Mogherini dhe Johanes Hahn, vizitë kjo e cila do ta rikonfirmojë të ardhmen e Kosovës”, ka thënë Apostolova.
Ajo ka theksuar se javëve të fundit ka pasur zhvillime të rëndësishme në Kosovë siç ka qenë nënshkrimi i marrëveshjes në mes dy presidentëve atij të Kosovës dhe Malit të Zi, si dhe arritja e konsensusit në mes të gjitha partive politike për miratimin e demarkacionit, shkruan tg. “Është e rëndësishme dhe e nevojshme që demarkacioni të ratifikohet nesër”, ka thënë Apostolova.
Ajo theksoi se deputetët nesër duhet të mendojë për qytetarët dhe të rinjtë e Kosovës, dhe që të mos e humbasin mundësinë e liberalizimit të vizave, “Na ndihmoni neve që të ju ndihmojë juve”, tha në fund Apostolova.
Sigal