Demarkacioni, dështon mbledhja e qeverisë së Kosovës

496
Ka dështuar mbledhja e qeverisë së Kosovës ku do shqyrtohej marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi.

Në këtë mbledhje, e cila ishte parashikuar të fillonte në orën 10:00, nuk është parë asnjë ministër nga radhët e PDK-së.

Ndërkohë, kreu i kësaj partie Kadri Veseli dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa kanë zhvilluar një takim për t’u koordinuar për çështjen e demarkacionit.

Qeveria e Kosovës, kishte paralajmëruar se sot do të procedonte në Kuvend marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi.

Por partitë opozitare paralajmëruan se do të kundërshtonin brenda dhe jashtë Kuvendit ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.
Sigal