Del video e “vrasjes” së Erdoganit që burgosi regjisorin turk

595
Regjisori turk Ali Avci është arrestuar pas shfaqjes së trailerit te filmit “Zgjimi”, film ky i cili rindërton grushtin e dështuar të shtetit në Turqi.
Ngjarjet e këtij filmi rrëfejnë se si do kishte shkuar situata nëse grushti i shteti do kishte rezultuar i suksesshëm.
“Zgjimi” na tregon fundin e epokës së Erdoganit, se si familjarët e tij vriten një nga një deri tek ekzekutimi final, ku Rexhep Taip Erdogan vritet nga një grusht shteti.
Skena finale shfaqet në fund të trailerit, ku Erdogan është i gjunjëzuar dhe nën tytat e armëve pak para se të vritet. Por ky film ka bërë bujë të madhe në një shtet si Turqia ku tashmë është vendosur hegjemonia e Erdogan dhe kështu është arrestuar regjisori i filmit mbrëmjen e kaluar.
I njëjti regjisor, Ali Avci, vite më parë është përgëzuar nga Erdogan për filmin “Udhëheqësi”, film i cili përshkruante bukur karrierën e Erdoganit dhe ngjitjen e tij në postin kryesor të shtetit.
Sigal