Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H.W. Bush ndërroi jetë pak ditë më parë, ndërsa shumë miq nga mbarë globi do ta kujtojmë për veprat e mira.

Dy javë  pas vdekjes, mediat zbuluan një sekret të ish-presidentit, i cili për dhjetë vite kishte ndihmuar një fëmijë nga Filipinet duke përdorur pseudonim. Me anë të një organizate që përdorte një kishë lokale për të ndihmuar fëmijët e varfër në botë, Bush i sponsorizoi edukimin, aktivitetet jashtëshkollore dhe ushqimin djalit me emrin Timothy.

“I dashur Timothy, unë dua të jem miku yt i ri. Jam një burrë i vjetër, por i dua fëmijët. Edhe pse nuk jemi takuar kurrë, unë të dua. Unë jetoj në Teksas, prandaj do të të shkruaj herë pas here. Paç fat. G.ëalker”, shkruhej në letrën e ish-presidentit të ndjerë.

Familja e ish-presidentin nuk ishte në gjendje të fliste për këtë, por një zëdhënës për zyrën e George H.W. Bush theksoi për mediat amerikane  se letrat e shkëmbyera janë origjinale. Letra u zbuluan fillimisht nga CNN.

Djaloshi, i cili kishte marrë ndihmë, por nuk e dinte se kush qëndronte në të vërtetë pas kësaj, mori mundimi t’i kthente një letër ish-presidentit të SHBA-së, Bush, i cili në letrat e dërguara prezantohej si George Walker.

“I nderuar Z. dhe znj. Walker,Si jeni? Shpresoj se jeni në gjendje të mirë.Unë do të doja t’ju falënderoj që nuk më harrove. Ju jeni kaq të këndshëm dhe të mirë. Zoti është kaq i mirë për ne. Ai na jep trupin dhe vullnetin për të shkuar atje ku duam të shkojmë.Faleminderit shumë për librin, më pëlqen shumë. ”, thuhej në letrën e djalit.

Djaloshi mori letrën e parë nga Bush kur ishte vetëm 7 vjeç. Kjo letër sipas mediave amerikane është dërguar 16 vite më parë, saktësisht në vitin 2002, ndërsa sot Timothy  është 23 vjeç dhe miku i tij i panjohur ish-presidenti i ShBA-së nuk jeton më.foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri