Del para gjykatës terroristi i Zelandës së Re, i qeshur dhe i qetë

453
Sigal

Në Zelandën e Re kanë nisur ceremonitë e varrimi të personave që humbën jetën në dy xhami, një ditë pasi të paktën një person i armatosur sulmoi besimtarët, duke vrarë 49 dhe duke plagosur 42 prej tyre.

Policia e Zelandës së Re ka ngritur akuza ndaj një 28 vjeçari, i cili sipas Kryeministres përdori 5 armë për të qëlluar kundër besimtarëve.

Ai ka dalë para gjykatës, ku është parë shumë i qetë dhe herë pas here i qeshur.

Në një manifest që kishte publikuar në media sociale, ai shprehte urrejtje për imigrantët dhe myslimanë dhe simpati për nacionalistët, përfshirë ata të Ballkanit.

Autori i sulmit të djeshëm Scott Morrison kishte publikuar online një manifest, prej 73 faqesh në të cilin i ka bërë të ditura qëllimet e tij, duke e përshkruar veten si një “ultra-nacionalist” dhe “etno-fashist”.