Del në shitje limuzina e Donald Trump

533
Limuzina e presidentit të Amerikës, Donald Trump ka dalë në shitje nga pronari për një shumë prej 163 mijë dollarësh.
Vetura e vitit 1988 gjendet në një pikë për shitje në Gloucester, Britani e Madhe dhe mendohet se do të ketë rritje të çmimit pasi të dalë në ankand.
Në vitin e krijimit, kjo limuzinë u planifikua që të krijohej vetëm për presidentin, prandaj mori emrin ‘Cadillac Trump.’
Përveç kësaj, duhet të prodhoheshin 50 të tilla, por arritën të dilnin vetëm dy në treg.
Trump ishte në Florida kur i tha prodhuesit “John, ajo çfarë do të ketë Cadillac-u është një dizajn i mrekullueshëm me të gjitha asetet që do të më nevojiten.”
Kështu në pjesën e brendshme, limuza ka një bar të vogël, një televizor dhe pajisje të tjera duke e bërë makinën më të kërkuar në botë.
Sigal