Del në shitje Honor 7X

9
Telefoni Honor 7X ishte prezantuar në Kinë gjatë muajit tetor, por tani pajisja ka dalë në shitje për të gjitha tregjet botërore.
Pajisja vjen me ekran 5.9-inç FHD me rezolucion 2160×1080 pixels. Telefoni është i fuqizuar nga procesori Kirin 659.
Honor 7X ka 3 gigabajt RAM memorie dhe 32 gigabajt memorie të brendshme ose opsioni tjetër me 4 GB RAM dhe 64 GB memorie të brendshme. Memoria mund të shtohet përmes microSD.
Telefoni ka dy kamera kryesore. Njëra është 16 megapixel dhe tjera 2. Kamera ballore për “Selfie” është 8 MP.
Honor 7X, i cili vjen me sistemin operativ Android Nougat, do të kushtojë 199 dollarë.