Deklaratat e Thaçit dhe Pacollit, në top 10 reagimet për Sirinë në Twitter

Sulmet e djeshme në Siri të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shkaktuar reagime në gjithë botën.

Liderët kosovarë u rreshtuan krahë aleatëve si SHBA-të, Britania dhe Franca, të cilat dje me fillim nga ora 3 e mëngjesit bombarduan Sirinë, pas sulmeve me armë kimike të regjimit të presidentit Assad kundër popullit sirian.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë ditës së djeshme në rrjetin social “Twitter”, ka përkrahur sulmet e në Siri nga aleatët.

“Mbështesësulmet kundër regjimit të Assadit, që kanë shkelur vijat e kuqe duke përdorur armët kimike”, ka shkruar Thaçi.
Reagim bëri edhe ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli. Edhe ai në “Twitter” ka shkruar se sulmet nmdaj këtij regjimi janë të nevojshme.

E të dy deklaratat e zyrtarëve të lartë të Kosovës, ky rrjet social i ka renditur në top 10 postimet për zhvillimet në Siri.