Deklaratat e Ramës, eurodeputeti grek kërkon interpelancë në KE: Shqipëria vë në dyshim sovranitetin e Greqisë

441
Me rastin e deklaratave të fundit nga Kryeministri shqiptar Edi Rama i kam paraqitur disa pyetje Komisionit Evropian, në të cilat theksoj se Shqipëria është duke vënë në dyshim sovranitetin e Greqisë dhe po ngre çështjet e sovranitetit territorial të një shteti sovran anëtar të BE-së, duke minuar marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, stabilitetin rajonal dhe, për pasojë, edhe perspektivën europiane”.

Kështu shkruan në rrjetin social Facebook, kreu i eurodeputetëve konservatorë grekë në Parlamentin Europian, Manolis Kefalogiannis. Teksa ka shpërndarë deklaratën e publikuar nga KE, tek e cila ka dorëzuar një kërkesë për interpelancë, publikon edhe pyetjet që i shtron asaj eurodepueti:
1. A është në dijeni të këtyre deklaratave?
2. A konsideron se deklarata të tilla dhe qëndrimet e përgjithshme të kryeministrit shqiptar kontribuojnë në ndërtimin dhe forcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal?
3. Si ndikojnë këto deklarata në perspektivën europiane të Shqipërisë?

Ai vë në dukje se, pavarësisht nënshkrimit nga Shqipëria dhe Greqia të Marrëveshjes për përcaktimin e kufijve detarë të tyre, Parlamenti shqiptar nuk e ka ratifikuar atë
Sigal