Deklarata shokuese e Misseve: Trump hynte në dhomat tona kur ishim të zhveshura!

466
Sigal

Pas polemikave dhe skandaleve të ditëve të fundit lidhur
me zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vjen konfirmimi i Miss-eve, se
Donald Trump hynte në dhomën e tyre kur ato ishin zhveshur, gjatë konkurseve të
bukurisë që organizoheshin prej tij.

Tasha Dixon, Miss Arizona e vitit
2001, tha duke folur për një televizion kalifornian, se ai futej në dhomat e
konkurrenteve gjatë kohës që ato ishin të zhveshura ose gjysmë të zhveshura dhe
përgatiteshin për sfilatën me bikini.

Këtë zakon duket se kandidati
republikan e ka pasur prej kohësh, pasi sipas sajtit ‘Buzzfed’, katër bukuroshe
të shpallura Miss deklaruan se në vitin 1997 kishte hyrë në dhomë kur ishin të
zhveshura, ndërkohë që një pjesë ishin ende të mitura.

Tre prej tyre ish- Miss
Adoleshente, të cilat nuk pranuan të identifikohen.

“Kujtoj se po vishesha kur e
gjeta përballë. Mos u shqetësoni, kam parë shumë të tjera tha”, deklaroi ish-
Miss Vermont Teen USA, Mariah Billado, e cila guxoi dhe e bëri denoncimin me
emër.Gazeta Telegraf/