Deklarata e Trump në Pentagon: ISIS-i do të mposhtet “shumë shpejt”

490
Grupi i Shtetit Islamik do të rrëzohet “shumë shpejt”, pohoi sot presidenti amerikan Donald Trump gjatë një vizite në Pentagon për të marrë pjesë në një takim për strategjitë ushtarake.
“Do të bëjmë gjithçka kundër ISIS-it. ISIS-i do të shembet shpejt, shumë shpejt”, deklaroi Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë prej gjashtë muajash, i cili ka shënuar një fitore të shpejtë kundër grupit xhihadist, një nga premtimet kryesore të fushatës së tij elektorale.

Strategjia amerikane për të shënuar kapitullimin e ISIS-it nuk ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore në raport me atë të administratës së mëparshme të Barack Obamës, edhe pse presidenti Trump u ka dhënë më shumë kompetenca krerëve ushtarakë për të vendosur, veçanërisht në planin e sulmeve ajrore.

Grupi xhihadist ka akumuluar një seri disfatash prej dy vitesh, më konkretisht një goditje të ashpër me rimarrjen e bastionit të tij irakian të Mosulit në fillim të korrikut.
Sigal