Deklarata e Ramës? Vuçiç: Ta thoja unë do më varnin në Bruksel

475
Presidenti i zgjedhur i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë është thjesht një dëshirë e kryeministrit Rama. Ai bëri thirrje për shmangie të deklaratave të tilla të cilat sipas tij nuk kontribuojnë në stabilitetin e rajonit. “Nësë do të kisha thënë unë diçka të tillë, pra për bashkim të serbëve, do të më kishin varur në Bruksel”, tha Vuçiç.

Kryeministri dhe Presidenti i zgjedhur i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se deklaratat lidhur me bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës mbeten vetëm dëshira, duke iu bërë thirrje protagonistëve të tyre që të mos dalin në opinion me gjëra të tilla, sepse kjo nuk kontribon në marrëdhëniet e mira në rajon.

“Nëse do të deklaroja unë diçka të ngjashme për bashkimin e të gjithë serbëve në rajon, në vend të flamujve do të më varnin mua në Bruksel”.

Kryeministri u Serbisë tha se të gjithë e kanë të qartë se kjo nuk do të ndodhë, pavarësisht dëshirave të dikujt.

“Ne nuk do të ofendojmë njeri dhe as do të kërcënojmë me deklarata. Ne po mendojmë para së gjithash për përparimin ekonomik të Serbisë”.

Pas luftrave të përgjakshme dhjetëvjeçare serbe për ndryshimin e kufijve në Ballkan, ku njëri ndër protagonistët kryesor ishte vetë Vuçiç, sot ai nuk e kupton pse të tjerët kujtohen që të flasin për ndryshimin e kufijve dhe konfliktet, dhe është i lumtur pse në Serbi nuk flet njeri për këtë gjë.

Deklaratat e fundit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, Vuçiç i karakterizoi si kërcënime, sepse sipas tij bashkimi i të gjithë shqiptarëve nuk mund të realizohet nëse nuk futen në konflikt me disa shtete në rajon. 

Serbia nuk do të bëjë thirrje për bashkim, tha Vuçiç, duke shtuar se lidha mes vendeve të rajonit duhet të jetë ajo ekonomike.
Sigal