Deklarata e Ramës, Beogradi notë proteste për ambasadorin shqiptar

545
Beogradi nuk mund të kapërdijë deklaratat e kryeministrit Edi Rama “për bashkimin kombëtar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, me mjete të shekullit 21 dhe në funksion të BE-së”. Ministria e Jashtme e Serbisë i ka paraqitur një notë proteste ambasadorit shqiptar në Beograd.
Po ashtu Ministria e Jashtme serbe i ka dërguar letër Këshillit të Sigurimit në OKB, si dhe vendeve të BE, nëpërmjet ambasadave të tyre në Beograd. Kjo ministri thotë se pret udhëzime nga këto vende për mënyrëne të vepruarit.
“Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Beograd i është dorëzuar një notë proteste ku theksohet se deklarata e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë është e papranueshëm për Serbinë. Deklarata vjen në vazhdim të deklaratave provokuese të përfaqësuesve më të larta politike të Shqipërisë, e cila shkakton probleme në marrëdhëniet dypalëshe midis Serbisë dhe Shqipërisë, dhe të dëmtojë marrëdhëniet e përgjithshme dhe stabilitet në rajon “, tha shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiç. 
Sigal