Deklarata e parë e Ramush Haradinajt pas vendimit të gjykatës: Jam i lirë, do kthehem që sot në Kosovë

480
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ramush Haradinaj ka folur pas vendimit të gjykatës në Colmar të Francës për lirimin e tij.
Ramush Haradinaj tha se u refuzua kërkesa për ekstradimin e tij në Serbi, ndërsa tashmë është i lirë dhe mund të kthehet që sot në Kosovë. Ndër të tjera Haradinaj tha se lirimi i tij është një fitore e gjithë shqiptarve.

“Është refuzuar kërkesa për ekstradimin tim në Serbi dhe tani jam i lirë. Shpresoj që të kthehem që sot në Kosovë. Janë humbur 4 muaj kohë, por në këtë përballje kanë fituar shqiptarët. Ka ndodhur ajo duhet të ndodhte”- tha Haradinaj pas vendimit të gjykatës për lirimin e tij.
Sigal