Deklarata e parë e Macron si President i Francës

489
Presidenti i ri i Francës, Emmanuel Macron, i cili fitoi sot në zgjedhjet e mbajtura presidenciale, ka reaguar pas fitores.
Në një prononcim për agjencinë franceze të lajmeve AFP, Macron ka deklaruar se fitorja e tij shënon hapjen e një faqeje të re për Francën.
“Një faqe e re në historinë tonë këtë gjatë është hapur këtë mbrëmje. Do të doja të jetë një e shpresës dhe rizbulimit të besimit”, ka thënë ai.
Emmanuel Macron ka fituar në zgjedhjet e sotme presidenciale, ndaj Marine Le Pen, me më shumë se 60 për qind të votave.
Sigal