Deklarata e ministrit libanez ‘Dy në 100 refugjatë janë xhihadistë’, friksojnë Europën

426
Dy në çdo 100 emigrantë sirianë janë mbështetës dhe luftëtarë të shtetit islamik të ISIS-it. Kjo ishte kryefjala e bisedimeve mes ministrit të arsimit libanez Elias Bousaab dhe kryeministrit britanik David Cameron, i cili gjatë ditës së djeshme vizitoi kampet e refugjatëve sirianë në Libi.
Sipas tabloidit britanik “daily mail” ministri libanez mësohet se i ka thënë kryeministrit Cameron se ekstremistët e ISIS-it po dërgojnë mes tyre xhihadistë të cilët kanë si objektiv të sulmojnë Europën.
Ministri libanez Bousaab ka ngritur shqetësimin se xhihadistët janë një kërcënim i vërtetë, pasi jo vetëm mund të maskohen si refugjatë por edhe mund të rekrutojnë luftëtarë në Europë.
“Xhihadistët janë duke u bërë një rrezik i madh jo vetëm për europën por për të gjithë vendet e tjera pasi ata mund të rekrutojnë edhe fëmijë nga shkolla. Kjo situatë që po ndodh në Europë dhe botë është shumë e rrezikshme dhe duhet bërë diçka për këtë” – përfundoi ministri libanez, Elias Bousaab.
Britania ka premtuar se deri në vitin 2020 do të pranojë rreth 20 mijë refugjatë dhe nëse kjo është e vërtetë atëherë 400 prej tyre do të jenë xhihadistë të ISIS-it. 
Sigal