Deklarata e fortë e Thaçit: Kërcënimeve të Serbisë u përgjigjemi me pushkë

609
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duke folur në manifestimin “Ditët e Shqipes” që mbahet çdo vit në Koshare tha se Kosova ka fituar pavarësinë dhe shtetësinë e saj falë rënies së dëshmorëve të kombit sic janë Agim Ramadani, Sali Çekaj dhe dëshmorët e tjerë të rënë në Koshare.
Sipas Thacit, falë këtyre dëshmorëve Kosova sot po ecën e sigurt drejt integrimit evropian.
Presidenti Thaçi përmendi edhe kërcënimet që sipas tij po vijnë nga Serbia, por tha se: “këtyre kërcënimeve do t’iu përgjigjemi siç iu kemi përgjigjur para 19 vitesh, me pushkë”.
Manifestimi “Ditët e Shqipes” po mbahet për nder të 19 vjetorit të Betejës së Koshares e cila përfundimisht theu kufirin në mes tokave shqiptare që me shekuj ishte vënë nga pushtuesit.
Sigal