Deklarata anti-muslimane e Trump, Pentagoni: Rrezikon sigurinë kombëtare të SHBA

383
“Retorika anti-myslimane e kandidatit Donald Trump cënon sigurinë e Shteteve të Bashkuara.” Ka qënë kjo deklarata e zëdhënësit të Departamentit të Mbrojtjes amerikane, Peter Cook, i cili tha se deklaratat e miliarderit mund të nxisin një urrejtje edhe më të madhe në rradhët e militantëve të grupeve ekstremiste islamike.
Ndërkohë, Sekretari i Shtetit John Kerry i’u bashkua kritikave të bëra ndaj Trump, duke nënvijëzuar se fjalët e tij nuk luajnë një rol konstruktiv në shkatërrimin e Shtetit ISlamik.
Nga ana tjetër, kandidatja e kampit demokrat, Hilary Klinton nuk ka nguruar që të shfrytëzojë rastin për të bërë një tjetër sulm politik ndaj kryesuesit të sondazheve në rradhët e Republikanëve. Klinton tha se Trump është paragjykues dhe paranojak, duke shtuar se propozimi i tij është një ide e turpshme dhe e rrezikshme. Sipas saj, Shtetet e Bashkura duhet të bashkëpunojnë me myslimanët dhe me të gjithë shtetet e tjera pa dallime fetare.
Sigal