Dëborë në Itali, shënohet viktima e parë për këtë javë

492
Italia është përfshirë serish nga moti i keq, i cili shënoi viktimën e radhës për këtë javë.
Rajoni i Abruzzos po përballet me përmbytje pas dëborës së javës së kaluar.
Në Pescara rritja e nivelit të lumit po vështirëson jetën e banorëve, ndërkohë komuna ka vendosur gjendje alarmi përsa i përket përdorimit të rrugëve nga drejtuesit e mjeteve.
Pjesa tjetër e rajonit është e prekur nga dëbora si pasojë e të cilës, më shumë se 87 mijë familjarë kanë mbetur pa energji elektrike.
Që nga kopshtet e deri tek universitetet do të qëndrojnë të mbyllur deri në datë 20 janar në Beneveto.
Aksidente rrugore janë shënuar në zonat e mbuluara nga akulli dhe dëbora.
E gjithë emergjenca civile është në gatishmëri të situatës së rënduar në territorin italian, e cila pritet të përmirësohet në ditët në vazhdim.
Sigal