Dëbora shkakton kaos në Evropë

484
Dëbora e rëndë që ka mbuluar Evropën veriore ka shkaktuar shumë anullime dhe vonesa në fluturime në aeroportin Schiphol, në aeroportin e Holandës dhe të Brukselit.
Gati 300 fluturime u anulluan në Schiphol, ndërsa aeroporti i Brukselit ka anulluar së paku 50.
Udhëtarët janë këshilluar të kontrollojnë përditësimet e fluturimeve nga shtëpia, në vend që të nisen për në aeroport në mot të keq.
Në Gjermani, dëbora e madhe ka shkaktuar shumë përplasje makinash dhe bllokime të trafikut, gjithashtu dhe vonesa në tren.
Më shumë se 300 fluturime u anulluan të dielën në aeroportin e Frankfurtit, më i ngarkuari në Gjermani.
Në Francë 32 rajone u vendosën në një situatë emergjente, pasi stuhitë goditën zonat bregdetare.
Rreth 80,000 shtëpi kanë pasur mungesë të energjisë elektrike në Luginën e Loire të hënën, njoftoi e përditshmja Le Parisien.
Stuhitë e dëborës janë përhapur edhe në jug të Italisë, duke shkaktuar kaos udhëtimi në rajonet veriore.
Dëbora shkaktoi mbylljen e shkollave në Liguria, Piemonte dhe Toscana, shkruan e përditshmja italiane La Stampa.
Shërbimet e trageteve në ishujt e Napolit u pezulluan për shkak të erërave të forta.
Sigal