Dëbimi i diplomatëve rusë nga 21 shtete, Kremlini kërcënon me hakmarrje

662
Pas vendimit të 21 shteteve për dëbimin e diplomatëve rusë, vjen kundërpërgjigja e fortë nga Kremlini.
Mediat e huaja raportojnë se Moska zyrtare ka kërcënuar se do të hakmerret ndaj shteteve që dëbuan ambasadorëve të tyre. Kremlini pohoi se shpreh keqardhje për vendimin për dëbimin e diplomatëve ndërsa shtoi se Moska do të analizojë situatën para se të kundërpërgjigjet.
“Keqardhje për vendimin për dëbimin e diplomatëve. Do analizojmë situatën para se të kundërpërgjigjemi. Rusia nuk ka lidhje me helmimin në Britani”, thuhet në reagimin zyrtar.
Në krah të vendeve që kanë dëbuar diplomatët rusë është edhe Shqipëria, e cila vendosi të shapllë ‘non grata’ Vladislav Filipov, atasheh ushtarak, si dhe Alexey Nikolaevich Balashov, sekretar i parë i Ambasadës ruse. Mes vendeve që i është kundërpërgjigjur ashpër Rusisë është edhe SHBA, e cila urdhëroi dëbimin e 60 diplomatëve rusë ndërsa Gjermania dhe Franca vendosën dëbimin e 4 diplomatëve rusë. Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk deklaroi se 14 shtete të BE-së kanë dëbuar nga vendet e tyre diplomatët rusë, pasi blloku e konsideron përgjegjëse Rusinë për helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia, në Salisbury në Britani të Madhe.
Sigal