Davutoglu: Turqia do të marrë sanksione kundër Rusisë, nëse do të jetë e nevojshme

473
Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu konfirmoi sot se Turqia ishte e gatshme, nëse do jetë e nevojshme, të marrë sanksione për t’iu përgjigjur masave shtrënguese të marra nga Moska pas rrëzimit të një prej avionëve rusë nga aviacioni turk. “Rusia ka vendosur sanksione (…). Nëse ne mendojmë që është e nevojshme, atëherë ne do të marrim sanksionet tona”, theksoi kryeministri turk në një fjalim para grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP).

Turqia dhe Rusia po kalojnë krizën më të rëndë diplomatike që prej Luftës së Ftohtë, pasi një avion ushtarak rus u rrëzua më 24 nëntor nga ushtria turke. “Rusia ka njoftuar tashmë masa shtrënguese kundër Turqisë, që kanë prekur kryesisht sektorin e turizmit, energjisë, BTP-së dhe bujqësisë, që mund t;’i kushtojë nëntë miliardë dollarë ekonomisë turke”, theksoi kryeministri i ngarkuar me Ekonominë, Mehmet Simsek. Turqia nuk do të ndodhet në vështirësi për këto lloj gjërash”, nënvizoi Davutoglu duke shtuar se qeveria po përgatit plane alternative.
Sigal