Davutoglu në Serbi për investimet turke

57
Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu mbërriti sot për një vizitë zyrtare dyditore në Serbi. Kryeministrin turk, Davutoglu, e priti homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç dhe shefi i diplomacisë Ivica Daçiç. Delegacioni i kryeministrit të Turqisë përbëhet edhe nga biznesmenë të shumtë, të cilët do të jenë pjesë e forumit të punës mes afaristëve turq dhe serbë.

Pjesë e delegacionit ishte edhe zëvendëskryeministri, Jalcin Akdogan, ministri i Jashtëm, Mevlut Çavushoglu, ministri për Komunikim, Detari dhe Trafik, Binali Yildirim, ministri i Ekonomisë, Mustafa Elitas dhe ministri i Shëndetësisë, Mehmet Muezinoglu. Gjatë kësaj vizite pritet nënshkrimi i disa marrëveshjeve ndërshtetërore nga fushat e arsimit dhe shëndetësisë. Davutoglu dhe Vuçiç do të bisedojnë edhe për çështjet rajonale dhe globale.