David Cameron: Progres i pamjaftueshëm për bisedimet në Bruksel

79
Kryeministri britanik, David Cameron vlerësoi se progreset e arritura në negociatat me partnerët e tij evropianë nuk janë të mjaftueshme, pas një takimi në Bruksel me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker. “Në takim e sotëm shënuam progrese por nuk është ende i mjaftueshëm, do të jetë një proces i vështirë”, deklaroi lideri britanik në stacionin televiziv “Sky News”. “Nëse marrëveshja është pozitive, unë do ta marrë në konsideratë, nëse jo nuk do ta marrë si prioritet”, u shpreh ai në lidhje me rinegocimin e qëndrimit të Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian.
Cameron dëshiron në mënyrë të veçantë të pëcaktojë një moratorium prej katër vjetësh përpara çdo pagese të granteve shoqërore për imigrantët nga BE-ja që vijnë të punojnë në Britaninë e Madhe, por kjo kërkesë cilësohet “diskriminuese” pasi është kundër lëvizjes së lirë së mallrave dhe personave, një parim themelor i BE-së. Negociatat kanë të bëjnë në veçanti me një mekanizëm të “frenimit emergjent” në rast kur shërbimet publike britanike janë mbi kapacitet ose nëse sigurimet shoqërore britanike bëhen viktimë e rasteve të përsëritura të abuzimeve.