David Cameron përpjekje për të intensifikuar sulmet mbi ISIS

440
Kryeministri David Cameron, ka nisur përpjekjet për të bindur parlamentin britanik mbi rëndësinë e bombardimeve mbi Shtetin Islamik. Nisma e tij, ka shumë mundësi që të miratohet nga përfaqësuesit, pasi propozimet janë mbështetur edhe nga opozitarët e Partisë Laburiste. Megjithatë, fushata e kryeminsitrit nuk do të shtrihet brenda vendit. Ditën e henë, ai do të vizitojë Francën, ku do të takohet me Presidentin e këtij vendi, Francois Hollande.

Tema kryesore e diskutimit të tyre do të jetë pikërisht lufta kundër Shtetit Islamik. Nga kjo mbledhje pritet që të ketë një marrëveshje për rritje të bashkupunimit, në kuadër të përmbushjes së misionit, i cili është asgjësimi i ISIS. Cameron ka nisur edhe përpjekjet për të bindur Kombet e Bashkuara, për aprovimin e një rezolute të përbashkët për të gjitha vendet antare të kësaj organizate. Drafti që është propozuar nga qeveria franceze dhe që mbështetet nga Britania e Madhe, synon që të dyfishojë kontributin e ndërkombëtarëve në luftën kundër Shtetit ISlamik, si dhe koordinimin e përpjekjeve për të parandaluar sulmet terroriste.
Sigal