Davd McAllister: Nuk presim që Serbia ta njoh zyrtarisht Kosovën si shtet

487
Raportuesi i Parlamentit të Evropës për Serbinë, Davd McAllister deklaroi se nuk pret që Serbia të njoh zyrtarisht Kosovën si shtet. Politikani nga Gjermania pohoi se ata presin që Serbia në rrugën e saj drejt BE-së do t’i normalizojë raportet me Kosovën. Sipas, tij, të dyja vendet që po bisedojnë prej shumë vitesh në Bruksel, kanë rrugën dhe detyrat që duhet t’i bëjnë drejt të bërit pjesë e Bashkimit Evropian, shkruan k.kosova. Raportuesi nuk ka harruar të përmend edhe faktin se vetë shtetet anëtarë të EU-së janë të ndara drejt pavarësisë së Kosovës, pasi që pesë prej tyre ende nuk e kanë pranuar ende shtetin kosovar.
Sigal