Dasma kthehet në tragjedi, çifti vdes dy orë pas ceremonisë martesore

513
Sigal

Dita më e bukur e një çifti të sapomartuar në Teksas është kthyer në tragjedi.

Helikopteri ku Will Byler dhe Bailee Ackerman po udhëtonin, për tu larguar nga dasma, u rrëzua në anën e një kodre.

Raportohet se çifti ka vdekur së bashku me pilotin, vetëm disa orë pasi i thanë ‘po’ njëri-tjetrit.

Helikopteri u ngrit nga ferma familjare e Will por u rrëzua vetëm 1 milje larg në një kodër.

I ftuar në dasmë, Eric Smith, i cili ndau lajmin tragjik në Facebook, shkroi: ‘Piloti, Jerry, ishte gjithashtu në bord. Nuk kishte asnjë të mbijetuar ‘.