Dashuria surprizë e vitit, çifti i njohur ndërmerr hapin e madh

139
Megjithëse u spekulua shumë, lajmi u konfirmua shpejt në fillim të vitit. Cansu Dere, aktorja e njohur për rolin e Ejshanit në serialin “Ezel” dhe Engin Akyurek, i njohur për rolin e Omerit në “Diamante dhe dashuri”, janë bashkë dhe tani askush nuk ka më dyshime.
Siç shkruajnë mediat turke, Engin Akyurek, prej kohësh nuk ishte përfolur për ndonjë lidhje dashurie, ndërsa Cansu Dere është ndarë para pak kohësh nga partneri i saj francez. Në një intervistë të vitit të kaluar, aktorja kishte deklaruar se ishte në kërkim të një mashkulli “inteligjent, të pashëm dhe konservator”.

Është e qartë që të tilla tipare i ka plotësuar Engin Akyurek, ndaj edhe Cansu Dere e ka spikatur. Çifti janë parë bashkë disa herë në Stamboll, por janë kujdesur të mos bien në sytë kureshtarë të mediave.
Të dy, edhe Engin Akyurek, edhe Cansu Dere janë treguar hermetikë për mediat, madje ata as nuk kanë postuar foto së bashku në profilet sociale. Megjithatë, edhe pse duan ta mbajnë sa më të fshehtë këtë marrëdhënie, së fundi është mësuar se çifti ka nisur bashkëjetesën. Cansu Dere është transferuar ditët e fundit në shtëpinë e Engin Akyurek për të nisur jetën e re. Kështu të paktën shkruajnë mediat turke duke theksuar se lidhja e aktorëve po bëhet serioze.