Darka e krerëve të shteteve në OKB, Obama e Putin shmangin njëri-tjetrin

473
Pasi u përplasën në distancë për çështjen e Sirisë, Barack Obama dhe Vladimir Putin nuk bënë paqe as në drekën e përvitshme të krerëve të shteteve në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Obama dhe Putin nuk u panë në asnjë moment që të bisedonin apo shtrëngonin duart. Madje Obama shmangu edhe trokitjen e gotës me presidentin rus, i cili në këto kohë siç e kanë fiksuar edhe kamerat e shihte shpesh herë homologun amerikan në bisht të syrit.

Në këtë situatë “lufte” të ftohtë, sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon i është dashur të bëjë ndërmjetësin. Ai u pa herë të diskutonte herë me Putin e herë me Obamën Si president i vendit ku ndodhet selia e OKB, Barak Obama ngriti një dolli për organizatën dhe rolin e saj “Nuk ka asnjë problem që njeriu nuk mund të zgjidhë nëse jemi mjaftueshëm të guximshëm për të vënë në pjnë imagjinatën, të kemi vullnet politik dhe të njohim humanizmin tonë të përbashkët,” tha Obama
Sigal