Sigal

Një aksident hekurudhor ka ndodhur para pak minutash në Danimarkë dhe për pasojë raportohet se derimë tani ka 6 viktima, dhe shumë të tjerë të plagosur. Përplasja ka ndodhur në një urë që lidh dy ishujt Fyn dhe Zelanda.

Përplasja ndodhi rreth orës 8:00 me orën lokale. Ka pak detaje lidhur me shkaqet që kanë çuar në këtë aksident me pasoja të rënda. Policia ka njoftuar se do të japë më vonë një koferencë për mediat.