Danimarka vendos kontroll të përkohshëm përgjatë kufirit të saj me Gjermaninë

511
Danimarka vendosi kontroll të përkohshëm përgjatë kufirit të saj me Gjermaninë, deklaroi sot kryeministri danez, Lars Lokke Rasmussen, disa orë pasi Suedia bëri të njëjtën gjë me Danimarkën. “Policia do të kryejë kontroll në pikat kufitare. Kjo nuk nënkupton që gjithkush që vjen nga Gjermania do të kontrollohet apo që policia do t’i kërkojë gjithkujt pasaportën”, shtoi Rasmussen në një konferencë shtypi. “Masat do të vendosjen fillimisht për një periudhë 10-ditore”, tha ai.

“Që nga fillimi i shtatorit të kaluar, 91 000 persona kanë shkuar në Danimarkë nga kufiri gjerman, 13 000 prej të cilëve kanë kërkuar azil. Të tjerët kanë vazhduar rrugën për në Norvegji dhe Suedi”, theksoi Rasmussen. “Ne duam të parandalojmë këtë fenomen. Unë kam indormuar kancelaren gjermane, Angela Merkel si edhe shefin e shtetit gjerman të Shlesvig-Holshtajnit”, deklaroi kryeministri danez. Që nga mesnata e sotme, Suedia ka vendosur kontrollin e kartave të identitetit për të gjithë ata që vijnë nga Danimarka, si pjesë e masave për reduktimin e valës së migrantëve në vendin skandinav.
Sigal