Danimarka miraton ligjin për emigrantët: Do hipotekohet pasuria

518
Parlamenti danez pritet të votojë sot një propozim kontradiktor që konsiston në hipotekimin e pasurisë së emigranteve për të paguar qëndrimin e tyre ne vend.
Propozimi është kritikuar brenda dhe jashtë vendit që prej momentit kur u publikua në fillim të këtij muaji.
Autoritetet daneze këmbëngulin se kjo politikë i radhit emigrantët në një linjë me danezët e papunë, të cilët duhet të shesin asetet e tyre me qëllim marrjen e përfitimeve.
Gjithashtu deputetët mbështetën planin për të vonuar kërkesat për bashkim familjarë të azilkërkuesve. Sipas ligjit të ri refugjatët që do të hyjnë në Danimarkë lejohet të mbajnë 10 mijë kroner (1340 euro)
Qeveria gjithashtu do të votojë një tjetër ligj të diskutueshëm: vonimin ose shtyrjen në kohë të procedurave të bashkimit familjar, me qëllim dekurajimin e klandestineve për të emigruar drejt Danimarkës.
Danimarka pritet të marrë rreth 20,000 azilkërkues gjatë këtij viti, krahasuar me 15.000 të strehuar në 2015.
Autoritetet vendase kembëngulin se ligjet e reja janë të nevojshme për të frenuar rrjedhën e refugjatëve, pavarësisht se jo vetëm Danimarka por dhe Suedia së fundmi kanë rivendosur kontrollet kufitare.
Sigal