Danimarka kthen refugjatët në Gjermani

470
Danimarka ka kthyer grupin e parë të refugjatëve për në Gjermani, thuhet nga policia daneze ndërkaq pritet që të bëhen deportime të reja. “Këta janë njerëz të cilët nuk kanë dashur të kërkojnë azil në Danimarkë dhe duke u nisur nga kjo këtu gjenden ilegalisht. Ata janë deportuar dhe iu është ndaluar hyrja në Danimarkë për dy vjetët e ardhshme”, thuhet nga policia daneze ndërsa transmeton AFP.
“Ky është vetëm grupi i parë i refugjatëve dhe depërtimet të reja dot ë pasojnë pasi që të bëhen procedimet e rasteve të refugjatëve të rinj”, thuhet nga policia duke shtuar se njerëzit do të kthehen për në Gjermani me autobusë. Sipas të dhënave të autoriteteve daneze në këtë vend që nga e diela kanë ardhur më shumë se 800 refugjatë, por vetëm një numër i vogël kanë bërë kërkesë për azil, ndërsa shumica kanë dashur që të udhëtojnë për në Suedi.
Sigal