Danas: Serbi-Kosovë marrëveshjen “Bruksel 2” para vizitës së Merkel

447
BEOGRAD – Marrëveshja e dytë mes Serbisë dhe Kosovës e mbiquajtur ‘’Bruksel 2’’ është në prag të nënshkrimit. Kështu shkruan e përditshmja serbe ‘’Danas’’, e cila thotë se pritet që javën tjetër dy kryeministrat, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiç të bien dakord për të gjitha pikat e marrëveshjes.
Danas shkruan se Beogradi duhet patjetër të arrijë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën para vizitës së kancelares gjermane, Angela Merkel në Beograd, në 8 korrik.
Nëse Beogradi do të këmbëngulë në kërkesat e veta dhe do të pengojë arritjen e një marrëveshjeje me Kosovën, atëherë me shumë mundësi mesazhet që Merkel do të përçojë në Beograd nuk do të jenë aspak të këndshme për autoritetet serbe, të cilët presin hapjen e kapitullit të parë të bisedimeve me Bashkimin Europian.
Burime të danas thonë se pritet që dy kryeministrat të arrijnë në një pike të përbashkët për disa çështje, veçanërisht për krijimin e asosacionit të komunave serbe në kosovë.
Danas shkruan se në qarqet diplomatike thuhet se kryeministri serb në asnjë mënyrë nuk mund të rezikojë të dëmtojë besueshmërinë që kancelarja gjermane ka tek qeveria serbe, e cila vjen në Beograd të mbështesë bashkëpunimin rajonal dhe arritjet e tre viteve të fundit.
Danas shkruan se Merkel në Beograd pret një situate të zgjidhur në marredhëniet me Kosovën. 
Sigal