Dallgët e sjellin fëmijën sirian të vdekur në breg

480
Fotografitë e fëmijës sirian të vdekur, të sjellur në birgje nga valët e detit, në krahët e një roje bregdetare, kanë shokuar botën. Ndoshta, shkruan Daily Mail, ky fëmijë është rasti më i dhimbshëm nga të gjitha viktimat e tjera gjatë krizës së fundit me emigrantë, dhe pa dyshim se ai ka vdekur në përpjekjet e familjes së tij për t’i siguruar atij një jetë më të mirë. Djaloshi i paidentifikuar ende, është vetëm njëri prej 2,500 emigrantëve që kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të kaluar në perëndim këtë vit, kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Afrika veriore.
Sigal