Dallga masive godet turmën në pellgjet shkëmbore të Sidneit, plagosen 4 persona

445
Pas paralajmërimeve për të mos rrezikuar jetën në pikën turistike, një dallgë masive ka goditur një turmë njerëzisht në pellgjet shkëmbore të Sidneit, duke lënë të plagosur 4 persona.
Dy helikopterë kanë nxituar menjëherë për në Parkun Mbretëror Kombëtar pasditen e së dielës për të kuruar njerëzit e plagosur.
Një burrë mori plagë në kokë, dy persona gërvishtje në këmbë dhe një tjetër në mjekër.
Një incident i ngjashëm ka ndodhur në pellgjet shkëmbore australiane të njohur si “Figure 8 Pools” në 10 janar, ku u plagosën 100 vizitorë.
Dikur pika turistike ka qënë një vend sekret por vitet e fundit u kthye në një senascion për foto në rrjetet sociale.
Sigal