Dalin 5 propozimet për emrin e ri të Maqedonisë

105
Pesë emra, me kusht që fjala ‘Maqedoni’ të jetë pjesë e emrit, janë në tavolinën e negociatave nga Metju Nimiç, përfaqësuesi special i OKB-së.
Mediat maqedonase raportojnë se Adamantios Vasilakis dhe Vasko Naumovski janë duke negociuar për emrin e ri.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në vizitën e fundit në Shkup, theksoi sërish se Maqedonia nuk ka për të hyrë në NATO pa zgjidhur problemin me Greqinë.
Në një konferencë me Kryeministrin Zaev, Stoltenberg, tha se Maqedonia ka bërë progress gjatë këtyre viteve, por hyrja në NATO është e lidhur me emrin prandaj duhet të bëhen hapa para në këtë pjesë.
Sipas portalit maqedonas www.MKD.mk, propozimet janë:
Republika Nova Makedonija (Republika e Re e Maqedonisë)
Republika Severna Makedonija (Republika Veriore e Maqedonisë)
Republika Gorna Makedonija (Republika e Maqedonisë së Epërme)
Republika Vardarska Makedonija (Republika e Vardarit të Maqedonisë) dhe
Republika Makedonija (Skopje) [Republika e Maqedonisë së Shkupit)
Përshkrimi i shkurtër i emrave të propozuar janë përkatësisht Nova Makedonija, Severna Makedonija, Gorna Makedonija, Vardarska Makedonija dhe Makedonija (Shkup).