Dalibor Jevtiç: Sulmet në Kosovë kanë për qëllim vrasjet e serbëve

451
Sulmet në Gorazhdec dhe në Sërbobran nuk kanë pasur për qëllim frikësimet, por vrasjet, ka thënë ministri për Kthim e Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiç.
“Ajo që po ndodh ditëve të fundit është shembull i qartë i asaj që e kemi treguar tash e sa kohë. Ekziston problemi i destabilitetit i cili pastaj bartet në shoqëri”, thotë për “B92″ Jevtiç.
Ai ka theksuar se deputetët e optikës së Kosovës me dhunën në Kuvend dhe jashtë tij dëshirojnë të arrijnë qëllimet dhe kështu t’i dërgojnë mesazh qytetarëve se edha ata në këtë mënyrë mund të arrijnë atë që dëshirojnë.
„Populli me të drejtë është i frikësuar. Kemi probleme të vazhdueshme në vendet ku kthehen të shpërngulurit, të kthyerit janë gjithnjë në shënjestër”, thekson Jevtiç, transmetojnë mediat.
Sipas fjalëve të tij, ajo që ndodhi në Gorazhdec e në Sërbobran s’e ka për qëllim frikësimin, por vrasjen e serbëve.
“Rasti i Gorazhdecit dhe Sërbobranit janë përpjekje për vrasje. Mënyra e përdorimit e metodës që të arrihen qëllime të caktuara është vrasja e njerëzve me qëllim që ata që dëshirojnë të kthehen, të heqin dorë nga kjo dëshirë”, thekson Jevtiç i cili ka shtuar se lidhur me këto probleme ka folur me kryeministrin Mustafa.
“Këto probleme mund të përshkallëzohen”, ka thënë ai.
Sigal