Daja i Kate Middleton urinon në muret e qendrës së Londrës

564
Cfarë turpi do të ndjejë Kate, me publikimin e këtyre fotove! Xhaxhai i Middleton është fotografuar teksa po urinonte në muret e një rruge në qendër të Londrës. E përjavshmja Chi, në edicionin e të mërkurës, do të tregojë pamjet e skandalit të cilat duket se kanë zemëruar shumë edhe mbretëreshën.
Në fotot e publikuara ekskluzivisht në Itali nga e përjavshmja, vëllai i nënës së Kate Midletton, Gary Goldsmith, është fotografuar në një moment të sikletshëm, duke urinuar nëpër muret e kryeqytetit anglez.
Duket që daja Gary është delja e zezë e familjes. Ai është milioner njësoj si Middleton, por është një tip që nuk rri dot larg problemeve.
Dy muaj më parë Gary tërhoqi vëmendjen sepse u akuzua se kishte goditur me grushte bashkëshorten e tij, Julie-Ann.
Kjo situatë është shumë e sikletshme për Kate, e cila deri tani ka qenë e preferuara e Elisabetta II, por ardhja në familje e Maghan Markle dhe skandalet e shumta mund ta bëjnë të humbi terren.


Sigal